[spectre] TICA presents AMC Art Prize 2006
TICA TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART
contact.tica at gmail.com
Thu Nov 30 22:04:19 CET 2006
(English below)
INSTITUTI I ARTIT BASHKËKOHOR TIRANË ORGANIZON:
Çmimin për Artin Bashkëkohor A.M.C. 2006
Datë 06.12.2006, ora 19.00
Tek Galeria tregëtare pranë European Trade Centre, kati i II
Çmimi për Artin Bashkëkohor A.M.C. është ideuar dhe organizuar nga
Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë, me Sponsor Gjeneral kompaninë
e telfonisë së lëvizëshme A.M.C. dhe me mbështetjen e qendrës
tregëtare Galeria dhe Institutit te Bienales se Tiranes.
I krijuar gjatë edicionit të 3-të të Bienales së Tiranës në vitin
2005, kjo ngjarje është konceptuar për të vlerësuar dhe mbështetur
artistët bashkëkohorë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Shtatë
artistë të përzgjedhur do të prezantojnë projektet e tyre dhe nje
juri ndërkombëtare do të shpallë fituesin e cmimit.
Kjo ekspozitë do të ofrojë një shumëllojshmëri gjuhësh të artit
bashkëkohor, si video, fotografi, pikturë, instalacione, skulpturë,
performancë, tekst, etj. Mbështetur në një kërkim të gjerë, Çmimi për
artin bashkëkohor AMC do të kthehet në një hartë që do të ndjekë
zhvillimet e situatës artistike shqiptare, duke luajtur rolin e një
ure komunikimi mes artistëve dhe publikut, si dhe duke synuar nxitjen
e diskutimit mbi zhvillimet e reja në artin bashkëkohor shqiptar.
Pas një kërkimi të ngjeshur që konsistoi në vizita në studio, takime
me artistë, vizita në galeri dhe studim të materialeve të artistëve,
grupi i punës i IABT ftoi artistët e mëposhtëm si pjesëmarrës në
Çmimin për Artin Bashkëkohor A.M.C. 2006: Enisa Cenaliaj, Leonard
Qylafi, Adela Demetja, Nikolin Bujari, Syabhit Shkreli, Fatmir Juka
dhe Sidi Kanani. Gjithashtu, jashtë konkurrimit, me synim nxitjen e
krijimtarisë artistike, IABT ka ftuar dy artiste të reja, Elda
Gjikondi dhe Ermelinda Agalliu. Ne ekspozitë do të prezantohet edhe
një projekt nga Suela Qoshja, si fituese e Çmimit për Artin
Bashkëkohor A.M.C. 2005. Çmimi jepet nga një Juri ndërkombëtare, e
përbërë nga personalitete të fushës së artit bashkëkohor: Maria Lind,
Drejtore e Programit Ndërkombëtar të Rezidencave Artistike,
Stockholm; Adrian Paci, artist i lirë, Profesor i ftuar në Akademinë
e Artit dhe Arkitekturës në Venecia; dhe Ivet Curlin, anetare e
grupit kuratorial WHW nga Zagrebi.
Çmimi për Artin Bashkëkohor AMC realizohet me ndihmën Sponsorit
Gjeneral, kompanisë së telefonisë së lëvizëshme A.M.C si dhe Qendrës
Tregëtare Galeria. Programet e Institutit të Artit Bashkëkohor,
Tiranë kanë partneritetin e European Cultural Foundation dhe
mbështetjen e Institutit të Bienales së Tiranës dhe OJF "Kultura në
Lëvizje". Për më shumë informacion mbi programet e IABT ju lutem
vizitoni webfaqen tonë:
<http://www.tica-albania.org>www.tica-albania.org
TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART ORGANZIES:
The AMC Contemporary
Art Prize 2006
Date and time: 6th of December 2006 at 7pm
Place: 1st floor of the commercial Galeria at the European Trade Center.
The AMC Contemporary Art Prize is conceived and organized by the TICA
-Tirana Institute of Contemporary Art, with the support of the
General Sponsor: the mobile telephone company AMC, and the help of
the commercial centre, Galeria and the Institute of Tirana Biennale.
First launched in connection to the 3rd edition of the Tirana
Biennale in 2005, this event aims at supporting and bringing to
attention contemporary artists living and working in Albania. Seven
short-listed artists will exhibit their work and an international
jury will award the prize.
The exhibition will offer a multiplicity of contemporary art
expressions including video, photography, painting, installation,
sculpture, performance and text. Based on an extensive research, the
AMC Contemporary Art Prize will also function as a tool in mapping
the Albanian contemporary art scene, forging new relations between
artists and audiences as well as encouraging discussions on new
developments. The event also testifies to an increased social
responsibility that the General Sponsor, the AMC Company, is taking
here.
After an intensive research, mainly in the form of studio and gallery
visits, meetings with artists and research through publication and
portfolio materials, the TICA Project Leaders has short-listed the
following artists for the AMC Contemporary Art Prize 2006: Enisa
Cenaliaj, Leonard Qylafi, Adela Demetja, Nikolin Bujari, Syabhit
Shkreli, Fatmir Juka and Sidi Kanani. TICA will also present a new
project by last year's winner of the AMC Contemporary Art Prize;
Suela Qoshja, as well as works by two promising young artists, Elda
Gjikondi and Ermelinda Agalliu, with the aim to encourage a pursuing
of their careers.
The AMC Contemporary Art Prize will be awarded by an international
jury, this year composed of: Maria Lind, Director of IASPIS
(International Artist Studio Program), Stockholm; Adrian Paci,
International Artist and Guest Professor at IUAV Academy in Venice;
and Ivet Curlin, member of the curatorial team WHW from Zagreb.
The AMC Contemporary Art Prize is made possible through the
sponsorship of the General Sponsor, AMC, as well as the support of
Commercial Centre, Galeria. TICA's program is supported by our
Program Partner, European Cultural Foundation as well as with the
support of the Institute of Tirana Biennale and "Moving Culture" NGO.
For more information on TICA's programs please visit our website:
<http://www.tica-albania.org>www.tica-albania.org
More information about the SPECTRE
mailing list