[spectre] Newsletter May 2007
TICA TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART
contact.tica at gmail.com
Thu May 24 17:56:06 CEST 2007
For english version please scroll down....
TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART
Mbi gjitshka që donim të dinim, por nuk guxuam kurrë të pyesnim.
Ekspozita në datë 25 Maj, ora 17:00 - 19:00, tek Tre Kullat, mbrapa
Stadiumit Qemal Stafa
(pranë Pasticeri Venecia).
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 25 Maj deri 3 Qershor,
Nga ora 11:00 deri në 18:00.
Residencës së dytë të TICA-s po i vjen fundi dhe gjithshka do të
festohet me një ekspozitë me punë nga artistët residentë:
Katarina Lundgren jeton/punon në Stokolm, Suedi,
Leonard Qylafi jeton/punon në Tiranë, Shqipëri
Karl Ingar Roys jeton midis Olso, Norvegji dhe Berlin, Gjermani.
Katarina Zdjelar jeton/punon midis Beogradit, Serbi dhe
Roterdamit, Hollandë.
Third Face of Power është një punë në proçes nga Katarina Lungren e
fokusuar mbi shprehitë dhe veprimet e pushtetit në propagandën
komuniste shqiptare. Jam e interesuar në mënyrën sesi pushteti
përshkrohej dhe sesi skenarët fiktivë të këtyre filmave përdoreshin
si propagandë për të mbështetur strukturën e pushtetit të mëparshëm
dhe për të shtypur konflikte të padëshiruara. Puna është një
instalacion pamjesh me fotografi aktorësh dhe skenash nga filma të
ndryshëm. Titulli i punës vjen nga një teori akademike "Tre fytyrat e
pushtetit", nga Steven Lukes.
White lyrics nga Leonard Qylafi. Video instalacioni përbëhet nga dy
projeksione. Ndryshimi midis të cilave është prezenca e personazhit
në anën e majtë dhe mungesa e tij në të djathtën, ku ndodhet vetëm
një karrige bosh . Në një karrige afër dritares ai ulet dhe luan në
kitarë një pjesë muzikore të kompozuar nga vetë autori. Me rrjedhën e
muzikës drita që hyn nga jashtë ndryshon ngadalë duke dhënë një sens
të kalimit të kohës. Pasi muzika mbaron ai largohet dhe mbeten vetëm
dy karrige bosh. I gjithë instalacioni video kalon përmes tërheqjes
nga imazhi i perceptuar, shprehjes së muzikës si një gjuhë personale
dhe një poetizmi meditativ.
Në punën "Some humans as statues some not" kam fotografuar njerëz të
rastësishëm që kam takuar gjatë qëndrimit tim në Shqipëri. Disave i
kam kërkuar të imagjinojnë sesi statujat socio-realiste të komunizmit
ishin, ato që nuk janë më të pranishme në vendet publike. Të tjerëve
thjesht i kam kërkuar ti fotografoj, pa përmendur të shkuarën dhe
statujat. Karl Ingar Roys
Për disa vite tashmë Katarina Zdjelar ka trajtuar një seri projektesh
që hetojnë mbi mënyrën sesi ne përdorim gjuhën, sesi gjuha, ndonëse
është një seri kodesh që mund të deshifrohen dhe shifrohen,
gjithashtu përfaqëson një seri hetimesh midis kodit të gjuhës dhe
fizikalitetin e ligjëratës. Ajo gjithashtu interesohet mbi natyrën e
gjuhës; sesi modelon trupat tanë kur flasim, sesi na përvijëzon në
komunitet dhe sesi krijon hapësirë dhe e zhduk përsëri atë. (marrë
nga teksti i Steve Rushton)
Mbi gjithshka që donim të dinim, por nuk guxuam kurrë të pyesnim
është e ideuar dhe organizuar nga TICA me mbështjetjen e Fondit
Europian per Kulturen, Institutit te Bienales se Tiranes, Bashkise se
Tiranes dhe Kultura ne Levizje .
TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART
Everything we want to know, but did not dare to ask.
Opening at 25th of May 5 pm - 9 pm, at Tre Kullat, behind Qemal Stafa
Stadium (close to pasticeri Venecia). Open 25 th May to 3rd of June,
between 11am -6pm.
TICA's second Residency Period is coming to an end and will be
celebrated with an exhibition featuring works by the Residency
artists:
Katarina Lundgren living/ working in Stockholm, Sweden .
Leonard Qylafi living/working in Tirana, Albania .
Karl Ingar Roys living between Oslo , Norway & Berlin , Germany.
Katarina Zdjelar living/working between Belgrade, Serbia &
Rotterdam, Holland.
The Third Face of Power is a work in progress by Katarina Lundgren
focusing on expressions and acts of power in Albanian communist
propaganda features. I'm interested in how power is depicted and how
the fictive plot in these films where used as propaganda to support
the existing power structure and to suppress unwanted conflicts. The
work is a slideshow installation with photographs of actors and
scenery from different films. The project name comes from a academic
theory Three Faces of Power, coined by Steven Lukes.
White Lyrics by Leonard Qylafi, we see a video installation with two
projections in the same time, filmed at the same place. The
difference between the two is the presence of the person in the left
and the missing of him in the right. There is a chair at a window
where he sits and plays guitar, music composed by the artist. While
playing the guitar the light changes and when the music is over he
leaves the place. The whole video installation has a strong
attraction for the image perception, the music expression as a self
language and a meditative poetry.
In the work "Some humans as statues some not" I have photographed
random people I have met during my time in Albania . I asked some of
them to imagine how the socio-realistic statues of the communist past
looked like. The ones that no longer is present in public spaces.
Others I just asked to take their picture, without mentioning the
past and the statues. Karl Ingar Roys
For several years Katarina Zdjelar has been engaged on a series of
projects that investigate how we deal with language, and how
language, as well as being a series of codes that can be decoded and
encoded, also represent a series of negotiations between the code of
language and the physicality of speech. She is also concerned with
the material nature of language; how it shapes our speaking bodies,
how it draws us together into communities, how it makes space and
clears space away.(extract taken from the text by Steve Rushton)
Everything we want to know, but did not dare to ask is conceived and
organized by TICA, with the support of European Cultural Foundation,
Institute of Tirana Biennale, Tirana Town Hall and Moving Culture .
--
TICA is founded and directed by:
TINA FINNÄS (artist and project leader)
JOA LJUNGBERG (curator and project leader)
MONICA MELIN (artist and project leader)
EDI MUKA (curator and project leader)
GEZIM QENDRO (curator and project leader)
STEFANO ROMANO (artist, curator and project leader)
<http://www.tica-albania.org>www.tica-albania.org
<mailto:info at tica-albania.org>info at tica-albania.org
If you do not wish to receive information from TICA - Tirana
Institute of Contemporary Art, you can ask to be removed from our
mailing list by sending an email with the subject 'REMOVE' to this
email address: <mailto:info at tica-albania.org>info at tica-albania.org
More information about the SPECTRE
mailing list