[spectre] ARDHJE Award of Contemporary Art

TICA TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART contact.tica at gmail.com
Wed Oct 29 10:42:42 CET 2008


For english version please scroll down







T.I.C.A - INSTITUTI I ARTIT BASHKËKOHOR TIRANË, paraqet:



Çmimi për Artin Bashkëkohor "ARDHJE 08"



Konferenca dhe vizita e shtypit në ekspozitë: dt. 14 Nëntor, 2008, ora 12.00.



Hapja:               Dt. 14 Nëntor, 2008



ora 18.00, Galeria ZETA, Hekla Center, Rr. Abdyl 
Frashëri (mbi Euromax-in, përballë Librit 
Universitar), për të kaluar më pas tek Galeria e 
Akademisë së Arteve, në pjesën tejtër të 
ekspozitës.



ora 19.30 - shpallja e fituesit  te Cmimit 
ARDHJE, Galeria e Akademisë së Arteve (hyrja 
përballë restorant Carlsberg).





RIVJEN SËRISH ÇMIMI PËR ARTIN BASHKËKOHOR "ARDHJE" !!!!!!



Pas një periudhe të ngjeshur kërkimi me vizita në 
studio, takime dhe pranime prezantimesh nga një 
numur i madh artistësh që jetojnë dhe punojnë në 
Shqipëri, stafi organizator i TICA nën 
përkujdesjen e Edi Mukës dhe Joa Ljungberg, 
organizon ekspozitën "Pas çdo agimi, bota nuk 
është ajo e një dite më parë", me artistët në 
vijim:



Enkelejd Zonja, Bevis Fusha, Elsa Martini, Genti Gjikopulli, Leonard Qylafi,

Era Tula, dhe  Heldi Pema.



Me një mori qasjesh dhe interesash, artistët e 
ftuar do t'i japin jetë një ekspozite drithëruese 
që na sjell copëza poetike meditimi mbi 
realitetin përqark nesh. Subjektet ngjethëse dhe 
loja me dritën në fotot e Bevis Fushës, raportet 
e cuditëshme arkitektonike të imazheve dhe 
shtëpive të Heldi Pemës, kërkimet vetjake të Elsa 
Martinit, fryma egzistenciale në fotot e Leonard 
Qylafit, misteri i pikturave të Enkelejd Zonjës, 
klithma e heshtur e instalacioneve të Era Tulës 
dhe videot poetike të Genti Gjikopullit, do ta 
ftojnë shikuesin në përjetime të reja dhe 
meditime mbi realitetin e vrullshëm që na rrethon 
cdo ditë.



VINI RE!!! Ekspozita e Cmimit ARDHJE do të mbahet 
njëkohësisht në mjediset e Galerisë së Akademisë 
së Arteve të Bukura, dhe Galerisë ZETA në Tiranë. 
Juria ndërkombëtare e përbërë nga Celia Prado, 
kuratore e Bienales së 5-të të Goteborgut, 
Roberto Pinto, kurator i pavarur, Milano, dhe 
Gëzim Qëndro, kritik arti, Tiranë, do të 
shqyrtojë punët e paraqitura në ekspozitë dhe do 
të përzgjedhë fituesin/en e Cmimit për Artin 
Bashkëkohor "ARDHJE" 2008, i/e cili/a fiton të 
drejtën për të shkuar në New York të SH.B.A. për 
një pediudhë prej 6 javësh, në një rezidencë për 
artistë të ofruar nga Fondacioni për Shoqëri 
Civile.



Për herë të parë këtë vit, Cmimi "ARDHJE" është i 
hapur edhe për studentë të vitit të IV të 
Akademisë së Arteve. Një risi tjetër është 
përpjekja për ta shëtitur ekspozitën në qytetin e 
Durrësit, me qëllim pasurimin e jetës kulturore 
në këtë qytet, si dhe hedhjen e urave të 
bashkëpunimit për të ardhmen.



Ekspozita mundësohet me mbështetjen bujare të:



ADMIRAL - Novomatic Group of Companies



Çmimi për Artin Bashkëkohor "ARDHJE" realizohet 
në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile, 
New York, Akademinë e Arteve të Bukura, dhe 
Galerinë ZETA, Tiranë.



ARDHJE 08 mbështetet edhe nga Ambasada Austriake 
në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës, Ambasada 
Suedeze në Tiranë, dhe Kultura në Lëvizje.





Imazhi bashkangjitur: nga seria "isolated" nga bevis fusha







T.I.C.A. - TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART organizes:



The Contemporary Art Award "ARDHJE 08"



Press conference and viewing:    Friday, November 14th, at 12.00am.



Opening:           Friday, November 14, 2008



At 6.00 pm at Zeta GALLERY, Hekla Center, Rr. 
Abdyl Frashëri (above Euromax, in front of Libri 
Universitar), after which we continue to the 
Gallery of the Academy of Fine Arts to visit the 
rest of the exhibition



At 7.30 pm the Award Ceremony at the Gallery of the Academy of Fine Arts





THE CONTEMPORARY ART AWARD "ARDHJE" IS BACK!!!!!!



After an intensive research period, during which 
the staff of TICA made a large number of studio 
and gallery visits, met with a considerable 
number of artists and researched further through 
publication and portfolio materials, the T.I.C.A. 
curators, Edi Muka and Joa Ljungberg present the 
exhibition "With each new dawn it's not the same 
world as the day before", with the following 
artists:



Enkelejd Zonja, Bevis Fusha, Elsa Martini, Genti Gjikopulli, Leonard Qylafi,

Era Tula, and Heldi Pema.



With a rich variety of approaches and interests, 
the invited artists will give life to a vibrating 
exhibition bringing forth poetic and meditative 
aspects of our surrounding reality. Through the 
moving subjects and the play with light in the 
photos of Bevis Fusha, the unusual architectonic 
relations of objects and houses in Heldi Pema's 
imagery, the personal quest of Elsa Martini, the 
existential light in Leonard Qylafi's 
photographs, the uncanny paintings of Enkelejd 
Zonja, the silent cry of Era Tula's 
installations, and the poetic stance in the 
videos of Genti Gjikopulli, the viewer will be 
invited to experience and meditate on our 
continuously shifting reality.



ATTENTION!!! The ARDHJE Award exhibition will be 
held simultaneously at the Gallery of the Academy 
of Arts and at the Zeta GALLERY in Tirana. The 
international Jury, composed of Roberto Pinto, 
freelance curator from Milan, Celia Prado, 
curator of the 5th Goteborg Biennial, and Gëzim 
Qëndro, art critic, Tirana, will consider the 
works and select the winner of the "ARDHJE 08" 
Award, who will attend the 6 weeks residency in 
New York City, provided by the Foundation for a 
Civil Society.



For the first time this year, the "ARDHJE" Award 
is also open to graduate students of the Academy 
of Arts. Another novelty is the effort to tour 
the exhibition in the city of Durres, in an 
attempt to widen the reach of the artistic events 
of TICA in other cities besides Tirana.



The event is made possible through the generous support of:



ADMIRAL - Novomatic Group of Companies



The Contemporary Art Award "ARDHJE" is realized 
in collaboration with the Foundation for Civil 
Society, New York, the Academy of Fine Arts, and 
the ZETA Gallery, Tirana.



"ARDHJE" has also the support of the Austrian 
Embassy in Tirana, the Italian Institute of 
Culture, the Embassy of Sweden in Tirana, and 
Moving Culture.





Attached image: from the series "isolated", by bevis fusha



--
TICA is run by:

TINA FINNÄS (artist and project leader)
JOA LJUNGBERG (curator and project leader)
EDI MUKA (curator and project leader)

<http://www.tica-albania.org>www.tica-albania.org
<mailto:info at tica-albania.org>info at tica-albania.org



More information about the SPECTRE mailing list