[spectre] Winner of ARDHJE 08

TICA TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART contact.tica at gmail.com
Wed Nov 19 09:53:11 CET 2008



Sorry for cross posting. For english please scroll down





ZGJIDHET ARTISTI I RI I VITIT!!!!



Me dt. 14.11.2008, gjatë hapjes së edicionit të 
dytë të Cmimit për Artin Bashkëkohor "ARDHJE 08", 
juria ndërkombëtare përzgjodhi si artist fitues 
Leonard Qylafin me motivacionin e mëposhtëm:

"Përmes elementeve të përmbajtura fotot e tij 
zbulojnë strukturat e ndërlikuara të vendeve dhe 
emocioneve. Të pasura por njëkohësisht të 
thjeshta, imazhet e Leonard Qylafit janë 
ndjellëse dhe prekëse. Intimiteti i kujtesës 
individuale bëhet universal përmes dritës dhe 
kuriozitetit vëzhgues të syve të tij.

Ne duam gjithashtu të theksojmë se punët e 
paraqitura në Galerinë Zeta shfaqin aftësinë e 
tij për të vlerësuar dhe për të reaguar ndaj 
ndikimeve emocionale dhe estetike të vendeve të 
caktuara. Këto karakteristika përbëjnë një cilësi 
që na bën të ndjehemi të sigurtë se Leonardi 
është kandidati i duhur për të përfituar nga 
rezidenca në Neë York City."

Ekspozita "ARDHJE 08" - "Pas cdo agimi bota nuk 
është ajo e një dite më parë", përzgjedhur nga 
Edi Muka dhe Joa Ljungberg, vazhdon të jetë e 
hapur pranë Galerisë ZETA dhe Galerisë së 
Akademisë së Arteve



Ju mirëpresim!!!!



Ekspozita u mundësua me mbështetjen bujare të: 
ADMIRAL - Novomatic Group of Companies. Çmimi për 
Artin Bashkëkohor "ARDHJE" realizohet në 
bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile, 
New York, Akademinë e Arteve të Bukura, dhe 
Galerinë ZETA, Tiranë, Ambasada Austriake në 
Tiranë, Instituti Italian i Kulturës, Ambasada 
Suedeze në Tiranë, dhe Kultura në Lëvizje.







THE YOUNG ARTIST OF THE YEAR IS AWARDED!!!



On November 14, 2008, during the opening of the 
second edition of the "ARDHJE" Award for 
Contemporary Art, the international jury awarded 
Leonard Qylafi as winner of this year's prize, 
with following motivation:

"His photos are able to reveal the complex 
structures of places and emotions by using a 
limited number of elements. Rich and at the same 
time very simple, the images of Leonard Qylafi 
are evocative and touching. The intimacy of the 
individual memory becomes universal through the 
use of light and the his curious gaze upon life.

This charachteristics are a quality that ensures 
us that Leonard is the right candidate to use at 
best the residency in New York City."

The "ARDHJE" exhibition - "With each new dawn 
it's not the same world as the day before", 
selcted by Edi Muka and Joa Ljungberg continues 
to be open at the ZETA Gallery and at the Gallery 
of the Academy of Arts.



You are welcome to visit us!!!



The event was made possible through the generous 
support of: ADMIRAL - Novomatic Group of 
Companies. The Contemporary Art Award "ARDHJE" is 
realized in collaboration with the Foundation for 
Civil Society, New York, the Academy of Fine 
Arts, and the ZETA Gallery, Tirana. "ARDHJE" has 
also the support of the Austrian Embassy in 
Tirana, the Italian Institute of Culture, the 
Embassy of Sweden in Tirana, and Moving Culture.



--
TICA is run by:

TINA FINNÄS (artist and project leader)
JOA LJUNGBERG (curator and project leader)
EDI MUKA (curator and project leader)

<http://www.tica-albania.org>www.tica-albania.org
<mailto:info at tica-albania.org>info at tica-albania.org

If you do not wish to receive information from 
TICA - Tirana Institute of Contemporary Art, you 
can ask to be removed from our mailing list by 
sending an email with the subject 'REMOVE' to 
this email address: 
<mailto:contact.tica at gmail.com>contact.tica at gmail.com



More information about the SPECTRE mailing list